Banorët e fshatit Maliq kanë protestuar për shkak se tokat po u merren nga një firmë private me leje nga Ministria e Bujqësisë.

Janë 200 hektarë tokë të ndara në dhjetëra familje, të cilat u shërbejnë atyre për të nxjerrë të ardhurat për jetesën. Heqja e kësaj toke për banorët do të thotë pa mundësi për të mbjellë dhe nxjerrë të ardhurat minimale ndaj ata kërcënojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet.

Këta banorë, më herët janë shpronësuar për shkak se tokat e tyre bujqësore u morën për ndërtimin e landfillit të Maliqit, ndërsa këtë tokë ua ka shpërndarë komisioni, por ata nuk kanë akt pronësie. edhe pse në këto toka, prej vitesh kanë pemtoret e tyre apo kultura të tjera bujqësore.

Top Channel