Analisti Frrok Çupi ka komentuar në “Open” praninë e komisioneres europiane Mariya Gabriel në videokonferencë me kreun e PD, Lulzim Basha duke thënë se kishte një qëllim për aq kohë sa nuk reagoi.
Çupi theksoi se vetë BE ka problem të mëdha dhe fakti që nëpunësit kanë shijet personale sa i përket politikës bën që të ndërhyjnë në këtë mënyrë.
Çupi: BE ka defekte të mëdha. Është i pavotuar, nuk ka një organizëm dhe këta përfaqësojnë e mbështetin krahë politikë në Europë. Nuk mund të them se ka gjetur një vend të dobët si Shqipëria, por përgjithësisht komisionerët e Europës kanë anë politike.
Ky është problemi. Po të lexosh deklaratat e BE, nuk kupton asgjë. Nëse lexon deklaratat e të djathëve në Europë, kupton se ata do fitojnë dhe e njëjta gjë me të majtët. Nuk mund të them që dikush do të rrëzojë zgjedhjet në Shqipëri. Nëpunësit e BE kanë edhe sfidat e tyre personale dhe të njohurit personal, dhe shijet personale dhe lobingje të tyre personale që ndërhyjnë në këtë mënyrë.
Ne një pjesë të sovranitetit ia kemi dorëzuar Europës por nuk ka përse të përdoret. Fakti që nuk reagoi do të thotë se ka pasur një qëllim.
Top Channel