Departamenti i anti drogës së Janinës, ka arrestuar paraditen e së mërkurës një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas policisë Greke, shtetasi shqiptar u ndalua  prej një patrulle të policisë ne afërsi të aeroportit të Janinës.

Prej kontrollit në automjetin e shqiptarit tashmë të arrestuar,u gjetën 8 kg heroinë e pastër dhe 13 kg kanabis sativa.

Policia dyshon se lënda narkotike ka hyrë nëpër kufirit të gjelbër mes dy vendeve,prej një kalimi këmbësorësh në afërsi të Kakavijës, është ngarkuar në automjetin e të dyshuarit,për tu dorëzuar në vazhdim në Athinë,ku edhe e prisnin anëtarët e tjerë të organizatës për ta tregtuar në kryeqytetin e vendit.

I arrestuari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti drogës së Janinës.

Top Channel