Debati në Open/ Abilekaj për komisioneren e BE: Nuk u fut vjedhurazi në videokonferencë me Bashën, as me pagesë

24/03/2021 21:50

Enton Abilekaj dhe Blendi Gonxhe kanë debatuar në studion e “Open” për praninë e komisioneres europiane Mariya Gabriel në videokonferencën me kreun e PD, Lulzim Basha.

Abilekaj tha se mund të mos ishte në dijeni për fushatë elektorale dhe mund ta ketë menduar si pjesëmarrje, ndaj nuk duhet të aludohet.

Abilekaj: Nuk u fut vjedhurazi, as me pagesë. A është në dijeni për fushatë elektorale? Ndoshta jo sepse fillon nesër. E kanë menduar si pjesëmarrje. Basha ka pasur takim të ngjashëm dhe me Hahn, me të cilin pati thuajse të njëjtën bisedë. Nuk duhet të ketë ndërhyrje. Kjo tregon se ka diçka që ka të drejtë Rama të mos e pëlqejë. Nuk mund të aludojmë, ishte takim i organizuar nga Universiteti i Vjenës.

Gonxhe: Ata thonë që takimi është keqpërdorur politikisht.

Abilekaj: Nuk ka keqpërdorim, është një takim ku Shqipëria u përfaqësua me PD.

Top Channel