Debati/ Babaramo: Po mos qesh, më lër! Gonxhe: Për t’i gjetur faj Ramës, do të më fusësh në sherr me gruan

24/03/2021 22:41

Gazetari Ilir Babaramo dhe Blendi Gonxhe janë përfshirë në një debat në emisionin “Open” në lidhje me vizitën e Ramës në Francë.

Teksa Babaramo po jepte komentin e tij, Gonxhe filloi të qeshte dhe kjo nxiti reagimin e menjëhershëm të gazetarit.

Babaramo: Mos qesh o Gonxhe, ti ke gjithë arsyen e botës të jesh i lumtur.

Gonxhe: Po pse o vëlla, se kam lidhje me Turqinë?

Babaramo: Kujdes mos e përmend shumë se nuk do të të qasin fare. Do më lësh të them dy fjalë.

Gonxhe: Pse, se e kam gruan ortodokse. Ç’më lidh mua me Turqinë aman? Më thotë mua që jam në agjendë, të lutem sqaroja pak. Për të gjetur një faj të Ramës, do të më fusë në sherr me gruan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA