Gazetari Ilir Babaramo ka komentuar vizitën e Edi Ramës në Francë, ku zhvilloi takim me Macron.

Në “Open”, tha se është kthim kortezie ndërsa të gjitha fuqitë janë indiferente sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri. Babaramo theksoi se vetëm presidenti turk Erdogan po financon fushatën e Ramës.

Babaramo: Drekën në Elize e shoh si kortize lobimi. Në faqen e Elizesë, nuk pashë asgjë që ta besoj Ramën, thjesht anoncuan bisedën e Macron dhe asgjë më shumë. Gjithë kjo histori është kthim kortezie. Asnjë fuqi e rëndësishme ose e parëndësishme është e përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri, të gjitha janë indiferente si për opozitën, ashtu dhe për pozitën.

I vetmi faktor që po lobon në Shqipëri është Erdogan, i cili ka hapur qesen dhe po financon fushatën e Ramës. Ky është modeli i partnerit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA