Angela Merkel anullon planin e izolimit të Pashkëve/ Opozita gjermane kërkon mocion mosbesimi

24/03/2021 19:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka anulluar sot masat e ashpra të izolimit të Covid-19 të planifikuara për pushimet e Pashkëve, të cilat shkaktuan zemërim të gjerë të publikut madje dhe mes anëtarëve të partisë së saj. Në fundjavë në disa qytete gjermane protestuesit u përleshën me policinë duke demonstruar kundër masave izoluese.

Sot në një video-konferencë, Merkel u tha kryeministrave të landeve gjermane se po hiqte dorë nga izolimi total pesë-ditor që parashikohej të mbyllte të gjitha bizneset, ndërsa supermarketet do të operonin vetëm për një ditë gjatë periudhës festive.

Kufizimet e quajtura ‘drakoniane’ ndalonin dhe grumbullimet private prej më shumë se pesë personash nga dy shtëpi të ndryshme, ndërsa shërbimet kishtare të Pashkëve do të kryheshin virtualisht.

“Ky gabim është vetëm i imi,” tha sot Merkel, duke shtuar se shtrëngimet “u krijuan me qëllime të mira” por sipas kancelares, nuk duhet të ishin propozuar pasi nuk mund të zbatohen në praktikë.

Kthesa 180-gradë u vlerësua nga shumë prej kristian-demorkatëve të saj por politikanë të tjerë kanë kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë për pranimin e “gabimit” nga kancelarja.

Lideri i Demokratëve të Lirë (FDP), Christian Lindner, kërkoi “ekzaminim të atësisë së qeverisë së Merkel për të vepruar,” duke thënë se kancelarja nuk është më e sigurtë për mbështetjen e koalicionit të saj”.

Wolfgang Kubicki, kolegu i  Lindner në FDP tha për të përditshmen Bild: I bëj thirrje kancelares të përballet me votëbesim … sepse jo vetëm ka pranuar paaftësinë e saj, por dhe mungesë kompetence të minsitrave të saj Altmaier e Spahn.”

“Ajo duket qartë që ka humbur besimin e fraksioneve të koalicionit,” tha Kubicki.

Kërkesa u mbështet dhe nga Social-Demokratët e Dietmar Bartsch.

FOTO GALERI
1/7
Ne fundjave disa qytete te Gjermanise u perfshine nga protesta pakenaqesie

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA