Edhe në qarkun e Elbasanit situata paraqitet e rënduar nga reshjet e dëborës Situata paraqitet më e rëndë në Qafë Thanë ku trashësia e dëborës ka kaluar 50 cm. Aktualisht aksi nacional është i kalueshëm pa përdorimin e zinxhirëve, por shtabet e emergjencave këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, pasi ulja e temperaturave gjatë natës mund të sjellë ngrica dhe për pasojë probleme në qarkullimin e mjeteve.
Kalohet me zinxhirë aksin nacional Librazhd-Peshkopi. Deri në fshatin Stëblevë rruga është e kalueshme, më tej nuk mund të kalohet pa përdorimin e zinxhirëve pasi dëbora ka kaluar 70 cm. Ka fshatra të bllokuar malorë në bashkitë e Librazhdit e të Prrenjasit dhe probleme me mungesën e energjisë elektrike.
Janë duke punuar e OSHEE për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në këtë zona. Probleme ka pasur edhe në disa akse rrugore për shkak të rrëshkitjes së dherave.
Top Channel