Reforma në Drejtësi/ Balla: Berisha dhe Meta donin ta pengonin, sot vetting-u rekomandohet si ilaç për vendet e tjera

23/03/2021 13:56

Numri dy i PS Taulant Balla nga foltorja e parlamentit theksoi se reforma në drejtësi duhet të ecë para, prandaj parlamenti duhet t’i votojë ndryshimet e propozuara.

Megjithatë duke iu rikthyer 25 prillit, ai tha se shqiptarët s’duhet të harrojnë se “Berisha dhe Meta ishin ata që kërkonin pengimin e saj kur ishin në Kuvend”.

Balla: I falenderoj të gjithë kolegët e mi deputetë, se falë një pjesë prej jush kemi çuar para një agjende tepër të rëndëishme të implementimit të reformës në drejtësi.

Aspirata e shqiptarëve është kjo. 25 prilli referundum mes atyre që duan të ç’bëjnë ç’është bërë, dhe ne që e konsiderojmë reformën kyc si ndarje e Shqipërisë mes tranzicionit dhe rrugës evropiane. Jo pa qëllim BE SHBA e kanë cilësuar gur themeli reformën në drejtësi dhe ecuria deri më tani ka qenë përtej pritshmërisë, që anëtarë të GJK, GJL s’kaluan dot vetingun, që nuk justifikonin dot paratë, për lidhjet kriminale, apo për mungesë profesionizmi. Është një proces që ka fshirë një pjesë e një tjetër e ka konfirmuar.

Proces që s’ka ngjashmëri me asnjë vend tjetër në Evropë, por po rekomandohet si ilaç nga BE dhe vendeve të tjera që duan të hyjnë në BE.
Gjatë këtij procesi, falenderoj EURALIUS dfhe OPDAT, dhe prandaj ndrysimet ligjore që propozohen sot vijnë nga sërë problematikash të evidentuara, dhe nuk bie dakord që vetingu ka qenë i mangët, përkundrazi.

Tani vakancat kërkuan kohë por prapë, GJK është e funksionale, edhe GJL. Nga dhjetori , këshilli evropian tha se Shqipëria tashmë s’ka asnjë detyrë shtëpie për mbajtjen e e konferencës së parë. Tani a ka ende si ajo gjyqtarja e Krujës, që s’kanë bërë ende vetting, drejtësia po i godet.

Ardian Dvorani anëtar i GJL, që kishte mendim pakice për bllokun e zi të të Metës, vlerësohet si kampion i luftës kundër korrupsionit. ky është mesazh, por është alarm për shqiptarët se Meta dhe Berisha s’kanë hequr nga pengimi i reformës, në këtë sallë ka fakte, se ne donim ta shkëpusnim koalicionin me LSI për këtë punë që drejtësia të ecë para.

Më 25 prill i pret një goditje më e madhe se ajo e 25 qershor 2017, sepse shqiptarët se pranojnë që kjo punë e bërë , i SHBA dhe BE të lihet përgjysmë. në këtë seancë ne votuam edhe një marrëveshje me SHBA si Skavica.

Është krijuar bashkëpunimi strategjik, me të mbaruar këto zgjidhje të vazhdojmë për kërkesën .Puna e kuvendit duhet te vazhdojë, Luli prapë s’do jetë në parlament se do ketë bojkot prapë për humbjen e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA