Me shumicë votash Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi t’i rikthejë në listen e koalicionit opozitar 69 kandidatët e skualifikuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Me vendimmarrjen e sotme koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim do jetë subjekti i vetëm zgjedhor me 222 kandidatë në fleten e votimit, duke krijuar sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste krijon pabarazi mes garuesve.
Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka publikuar 4 opsionet e reja të fletës së votimit. Në njërin model krahas subjekteve reshtohen edhe kandidatët me numra siç kërkon maazhoranca, ndërsa ne 3 opsionet e tjera, kandiadet renditen me emra ashtu sikursë këmbëngul opozita.
Vonesa që do krijonte në procesin e numërimit numri i madh i kandidatëve ishte një tjetër shqetësim i ngritur nga anëtaret e KAS, por për opozitarët ky detaj nuk do cenonte rezultatin.
Top Channel