Kombëtarja, gati për Andorën/ Ekipi kuqezi është duke u përgatitur në Barcelonë

23/03/2021 15:55

Grumbullimi i kombëtares shqiptare është plotësuar mbrëmjen e së hënës kur kanë mbërritur edhe lojtarët e fundit.

Ndërkohë që, ditën e martë trajneri Reja do të ketë të gjithë mundësinë për të shprehur idetë e tij për lojën tek ekipi. Në konferencën për shtyp, një ditë përpara asaj të trajnerit ka dalë Elesid Hysaj, i cili tregon se si e sheh grupin e lojtarëve për këto ndeshje të para.

Kemi një grup të mirë lojtarësh nuk ka shumë ndryshime por edhe ato që kanë ardhur janë për të përforcuar. Kemi folur me njëri-tjetrin dhe na duhet të kemi frymën e ndeshjeve të fundit pasi kishim filluar të luanim mjaft mirë”, është shprehur Hysaj.

Sa i përket Andorës, Hysaj thekson se do të gabojnë nëse mendojnë si tifozët, që ky është një kundërshtar i lehtë. “Nëse përqëndrohemi, 100% Andora do të jetë një ndeshje e lehtë për ne, por nëse mendojmë se janë një skuadër e dobët, atëherë do të kemi shumë vështirësi ashtu si na morën barazimin në Elbasan”, shton Hysaj.

Së bashku me të, në konferencë ishte edhe mes fushori Klaus Gjasula, i cili gjithashtu është shprehur i bindur se eleminatoret e kuqezinjve do të fillojnë me fitore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA