
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu, i ka nisur sërish një letër, kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku sërish shkruan se FRD nuk është dakord me lirimin e zyrave.
Ndër të tjera në letrën drejtuar Veliajt shkruan se kontrata e huapërdorjes ose pagimin e qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara.
FRD argumenton se Partitë Parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e kanë edhe partitë Politike që mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1% në shkallë vendi.
Çështja në fjalë është ende në gjykim, pasi kërkesa për sigurimin e objektit të padisë dhe gjykimi i saj në themel, janë bashkangjitur në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.
Top Channel