Autoritetet e doganës së aeroportit indian të Chennai thanë se kishin arrestuar 6 njerëz për kontrabandë floriri dhe valute të huaj, të fshehura në paruket e flokëve të tyre.
Magroob Akbarali e Zubair Hassan Rafiyutheen kishin tërhequr vëmendjen e zyrtarëve me stilet e dyshimta të flokëve.
Ata sapo ishin kthyer nga Dubai dhe u thirrën për kontroll nga oficerët, të cilët rrjedhimisht zbuluan se kishin rruar kokën në stil murgjish, për të fshehur aty kartmonedha të huaja dhe copa floriri me peshe rreth 1 kg secili.
Të dyshuarit kishin ngjitur sendet në majën e kokës së tyre dhe mbi të kishin vendosur paruken për t’i mbuluar.
Sasi tjetër floriri u gjet më pas dhe në çorapet e tyre si dhe e fshehur në organe trupore, në një vlerë totale prej $382,943. Oficerët kishin xhiruar skenat e kontrollit, të cilat kanë shkaktuar reagime qesharake në rrjetet sociale.
I arrestuar ishte gjithashtu një tregtar indian floriri i quajtur Thamin Ansari i cili kishte kontaktuar me Anbazhagan për shitjen e floririt.
Aeroporti i Chennai raportonte të tjera sekuestrime mallrash të padeklaruara në fundjavë, kryesisht flori dhe valutë të huaj.
Top Channel