Reshjet e dëborës, trashësia e cila shkon nga 30 deri në 80 centimetra në zona të thella malore dhe ulja e temperaturave deri në -5 grade, kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët në Bashkinë e Bulqizës. Një situatë e tillë ka bërë që fshatra në zona të thella, kanë mbetur të bllokuar nga dëbora.
Ndërkohë nga ana e bashkisë po punohet për hapjen e të gjitha rrugëve që lidhin njësitë Administrative me rrugën nacionale. Për drejtuesit e automjeteve gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm lëvizja e makinave si në rrugët nacionale dhe ato ruale kanë lëvizur me vështirësi deri në hapjen e rrugëve nga borëpastrueset.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve shumë linja të tensionit të lartë dhe atë të ulët kanë lënë pa energji njësitë administrative dhe një pjesë të qytetit.
Për shumë fermerë të cilët kishin nisur plugimin e tokave dhe mbjelljen e farave të ndryshme reshjet kanë prishur gjithçka por jo vetëm, dëmtime ka pasur edhe në frutikulturë.
Top Channel