10 projektligjet e Reformës në Drejtësi/ Gjonaj: Synohet vetëm rritja e efiçencës në sistemin e drejtësisë

23/03/2021 13:02
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha gjatë seancës në Kuvend të ditës së sotme se deri tani janë shkarkuar 58 gjyqtarë nga Vettingu, duke u hapur rrugë tjerëve që e meritojnë.

Ajo theksoi se paketa e ndryshimeve me 10 projektligjet e Reformës në Drejtësi  do të sjellë vetëm efekt pozitiv  në sistemin e Drejtësisë.

“Pavarësisht se janë 10 projektligje ka vetëm një qëllim, rritjen e efiçencës së sistemit në drejtësi. Të ketë garanci për prokurorë dhe gjyqtarë, që nëpërmjet këtyre ndryshimeve, marrja e një zgjidhje të drejtë e të shpejtë të ndihet sa më parë. Rezultatet e Vettingut janë të jashtëzakonshme, ku 58 e gjyqtarë janë shkarkuar nga Vettingu dhe kanë lënë një vakancë në sistem. Rritja e efektshmërisë së SPAK është gjithashtu objektivi i arritur. Nëpërmjet ndryshimeve brenda kuadrit, shtyllat e reformës në drejtësi jo vetëm s’do të cenohen por të garantohet zbatimi më i shpejtë i saj”, tha Gjonaj.

Edhe pse ishin jashtë listës ditore të çështjeve të seancës së Kuvendit, sot do të shqyrtohen edhe 10 projektligje të Reformës në Drejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA