Vrasjet e të fortëve të Durrësit/ Hodaj: Asgjë nuk zgjidhet për një ditë, të gjitha hipotezat rrinë në këmbë

22/03/2021 21:34

Julian Hodaj, zëvendës ministri i brendshëm ka folur në “Open” në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

Hodaj thotë se duhet pak durim për të dalë në një përfundim ndërsa theksoi se policia po vlerëson të gjitha hipotezat e ngritura por nuk foli konkretisht në lidhje me pistat e hetimit për vrasjen e fundit në Durrës, atë të Mond Çekiçit.

Hodaj: Është herët që policia të vijë me një komunikatë se çfarë ka ndodhur. Sa i përket pistave konkrete, nuk mund të jap detaje sepse nuk e kam si informacion dhe nuk duhet ta kem. Nga rastet e kaluara kemi parë se asgjë nuk zgjidhet për një ditë. Shumica dërrmuese arrijnë në një zgjidhje, por dhe rasti i fundit në Tiranë dhe Fier janë dashur javë që të finalizohen.

Përveç kamerave, ka dhe prova të tjera. Të gjitha hipotezat rrinë në këmbë dhe besoj që policia po i vlerëson me seriozitet. Patjetër që gjithçka bëhet për interesa financiare. Personazhi nuk është totalisht i panjohur, por edhe nuk është nga më të rëndësishmit.

Duhet edhe pak durim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA