Gazetari Elton Qyno ka komentuar vrasjen e Shkëlzen Kastratit duke thënë se personat e shpallur në kërkim për vrasjen nuk kanë pasur asnjë njohje me viktimën.
Në “Open”, Qyno tha se kjo tregon se ishin vrasës me pagesë për të kryer ekzekutimin e Kastratit.
Qyno: Mënyra si kanë vepruar dhe fakti që nuk kanë pasur asnjë njohje, konflikt me viktimën qoftë me pronësinë apo shikim shtrembër, të bën të arsyetosh se kanë vepruar si të paguar me qëllim për të ekzekutuar Shkëlzen Kastratin dhe për të marrë benefitet e këtij krimi.
Njëri është arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Kemi një background kriminal për pjesëmarrësit që kanë qenë në vrajsen e Shkëlzen Kastratit. Këto informacione krijojnë një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur.
Top Channel