Zbret termometri/ I nxehti i qershorit i lë vendin temperaturave më të ulëta, si parashikohet moti për fundjavën dhe ditët në vijim
Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur së fundmi në Durrës, ku u ekzekutua me 38 plumba Edmond Çekiçi.
Qyno tha në “Open” se motivet kryesore që lidhen me disa vrasje në Durrës, përfshirë atë të Mond Çekiçit janë konflikti i pronave në Gjirin e Lalzit dhe për portin e Durrësit, ku viktima kishte edhe lokale.
“Motivet kryesore që lidhen është konflikti i pronave në Gjirin e Lalzit dhe për portin e Durrësit. Pa dyshim që aksesin në portin e Durrësit si dhe bizneset në zonën e transitit në port me lokale, pra është luftë për portin dhe për bizneset në Gjirin e Lalzit ku shumë grupe kriminale kanë interesa për të shitur pronat në këtë zonë.
Janë grupet e Durrësit dhe të Shijakut që po përplasen dhe po veprojnë në Durrës e Shijak”, tha Qyno.
Top Channel