Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin 02/03 22:59
Policia e kryeqytetit italian njoftonte dje se një individ me makinën e tij Mercedes ndaloi në pikën e furnizimit në rrugën Jonio (Romë), ku e mbushi plot me benzinë.
Pasi kreu mbushjen shoferi duhet të paguante, por klienti i thotë përgjegjësit të pikës së karburantit se nuk ka para me vete, por i lë si peng personin që ishte me të.
Pas ardhjes së policisë, burri që mbeti në stacion dukej krejtësisht i dehur dhe nuk mbante mend fare cili ishte i zoti i makinës.
Pronari i pikës së karburantit dhe policia po kërkojnë të identifikojnë atë që mbushi makinën me karburant pa paguar, por deri tani njeriu i lënë peng nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar. (IlMessaggero)
Top Channel