Pse po vriten të fortët e Durrësit? Kikia në “Open”: Ekspertët e kanë paralajmëruar, janë interesa të mëdha në port

22/03/2021 21:29

Në emisionin Open në Top Channel, është diskutuar rreth vrasjeve të fundit të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Gazetari Mentor Kikia ka thënë se bandat në Durrës nuk funksionojnë me stilin mafioz. Sipas tij një bandë ka marrë superioritet dhe po vret kundërshtarët. Sipas Kikias ka përfitime të mëdha ekonomike në Durrës, këtë ai e ka lidhur edhe me faktin e portit të Durrësit duke thënë se në këtë port hyjnë dhe dalin mallrat e këtyre bandave.

“Ata që bënin krime ordinere në 97’. Sot janë profeksionuar. Tashmë është stili i makinave të djegura që është një gjë gati e shkrirë. Këta kriminelët janë shëndërruar në sipërmarrës. Nevoja për ti pastruar. Ata duan që të shëndrrohen në sipërmarrës të mëdhenje dhe shfrytëzojnë forcën që kanë në qytete. Në Durrës ajo që vërehet, është që nuk kemi të bëjmë ende me organizmin e krimit të karteleve dhe mafies. Mafia bën marrëveshje. Mafia e përdor të fundit plumbin. Ndërsa në këto përplasje, palët nuk janë ulur për të ndalë zonat. Nuk funksionojnë si të tilla se nuk kanë udhëheqës. Ata ekspozohen dhe jemi kushtet ku njëra bandë është në superioritet. Dhe janë vrarë dy njerëz kyç.” ka thënë Mentor Kikia.

“Ekspertët e kanë paralajmëruar se janë interesa të mëdha. Se është porti ky hynë elementë të krimit” ka shtuar Kikia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA