25/11 19:02
Ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në “Top Talk”, thotë “pavarësisht gabimeve, Partia Socialiste, meriton një mandat të tretë”.
“Nuk mund të krahasohemi me qeverisjen e mëparshme, kemi mësuar nga gabimet. Kemi kaluar periudha shumë të vështira, që përfshijnë tre tërmetet dhe pandeminë dhe ia kemi dalë. Ne po përpiqemi të nxisim reflektimin e njerëzve tanë. Janë njerëzit që na kanë votuar dhe ndihen të pakënaqur, por ne themi që i pranojmë dhe fajet”, thotë Majko.
Sipas tij, synimi është që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë Partinë Socialiste ata që e kanë votuar edhe para katër vitesh. “Sikur të kemi votat që kemi pasur në zgjedhjet e fundit, jemi mbi 70 mandate”.
Top Channel