Kikia: Policia të mos fërkojë duart! Përmbaruesi që hyn në burg zëvendësohet të nesërmen

22/03/2021 21:58

Gazetari Mentor Kikia ka folur në “Open” për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë.

Kikia i ka vendosur theksin faktit që duhet të luftohen grupet duke kapur pronarin e vërtetë pasi “përmbaruesi” që kapet nga policia dhe hyn në burg, zëvendësohet menjëherë të nesërmen.

Kikia: Jemi në një situatë ku policia nuk duhet të fërkojë duart. Këto lloj grupesh nuk luftohen duke kapur një vrasës. Këto luftohen duke shkuar deri tek pronari i vërtetë i krimit se është një sipërmarrje e mirëfilltë pavarësisht se nuk është regjistruar si sipërmarrje. Kështu pritet hallka. Ky përmbaruesi që hyn në burg dhe zëvendësohet menjëherë të nesërmen.

Top Channel