Fjala ‘mafia’ ndez debatet, Hodaj përplaset me Hajdarmatajn: Ti nuk njeh asnjë prej këtyre?

22/03/2021 22:04

Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj është përplasur me zëvendës ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

Teksa flisnin për atentat e ndodhura në Durrës, Hajdarmataj tha se ai vetë personalisht nuk ka njohur asnjë prej tyre, por që janë grupe mafioze.

Fjala ‘mafia’, tërhoqi vëmendjen e Hodajt, i cili ndërhyri për ta shpjeguar. Kështu, mes tyre u ndez debati.

Pjesë nga biseda:

Julian Hodaj: Shiko se ka një ndryshim të madh mes organizatave kriminale dhe grupeve mafioze.

Arben Hajdarmataj: Ti kujton se je më i zgjuar se prokurori italian që po na e thua këtë tani.

Julian Hodaj: Po ka ndryshime pra, e dini ju se çfarë është MAFIA? Pastaj ka një ndryshim të madh….dhe më bëri përshtypje diçka që thatë se ju nuk njihni asnjë prej tyre. Ju s’i njihni vërtet kur drejtonit Drejtorinë e Kufirit?

Arben Hajdarmataj: Kanë qenë në burg ti i nxorre

Julian Hodaj: Unë i nxorra?

Arben Hajdarmataj: Jo ti po këta të tutë, shokët e ngushtë të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA