Top Channel mëson se Alket Buçpapaj është autor i dyshuar i plagosjes në dorë të 25 vjeçarit nga Durrësi A. Tivari. Ngjarja mbrëmjen e sotme ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit.

Autori i dyshuar dhe i plagosuri njihen si persona me precedentë penalë në fushën e shpërndarjes së narkotikëve. Alket Buçpapaj rezulton i dënuar me pare me 2 vjet burg për armë mbajte pa leje dhe është liruar në Janar 2020.  Ndërkohë, Arber Tivari i arrestuar dy herë për shpërndarje narkotikesh dhe vjedhje, konkretisht në vitin 2012 dhe 2015.

Sipas dëshmitarëve okularë, palët janë konfliktuar pas një përplasje të lehtë të automjeteve me të cilat lëviznin. Njëri prej të dëmtuarve i ka kërkuar lekët tjetrit dhe ka mjaftuar refuzimi i tij që të acarohen gjakrat e të përdoren armët e zjarrit. Autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

Top Channel