Dalin emrat, nga Tom Doshi tek kandidatët e LSI-së, PS-së e PD-së/ KQZ: Këto kandidatë për deputet do të dërgohen në Prokurori për verifikim

22/03/2021 17:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit,  për të cilët i është drejtuar Prokurorisë për një hetim më të thelluar.

Në këtë listë është i përfshirë edhe Tom Doshi, një emër o kontestuar edhe nga SHBA, ku ambasadorja Yuri Kim, duke e përmendur me emër konkret ka kërkuar që të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu kandidatë problematikë, ka nga radhët e PD-së, PS-së dhe LSI-së tre partive më të mëdha në vend.

Për tu verifikuar nga listat e kandidatëve të PD-së janë 4 emra, konkretisht – Agron Kapllanaj- Gentjan Muca- Rezart Tusha- Zef Hila.

Nga radhët e PS-së do verifikohen – Artan Bitri- Halim Dauti- Leonard Beqiri. Ndërkohë nga LSI është për Arbër Arifaj.

Lista e plotë:

Koalicioni ABEOK:

– Altin Gjeloshaj

– Elsa Voka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:

– Arbër Arifaj

Partia Demokratike:

– Agron Kapllanaj

– Gentjan Muca

– Rezart Tusha

– Zef Hila

Partia Socialdemokrate:

– Kleo Murataj

– Tom Doshi

Partia Socialiste:

– Artan Bitri

– Halim Dauti

– Leonard Beqiri.

Top Channel