Maqedonia e Veriut ka shënuar një bilanc tragjik të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Pandemia ka marrë në vendin fqinj 30 jetë njerëzish; sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë të moshave nga 50 deri në 84 vjeç. Tetë të vdekur janë regjistruar në Shkup, gjashtë në Prilep, nga tre në Manastir dhe Ohër. Viktimat kanë ndërruar jetë në spitale të ndryshme ku ishin shtruar në gjendje të rëndë.

Totali i vdekjeve nga Covid 19 në Maqedoninë e veriut ka mbërritur tashmë në 3,503 persona. Nga testimi i 1.682 kampionëve, rezulton se të infektuar me koronavirusin e ri janë 457 persona ndërsa 700 të tjerë e kanë marrë veten pas infektimit me këtë variant.

Numri më i madh i të prekurve, por edhe i të shëruarve, vazhdon të jetë në Shkup. Qeveria maqedonase ka vendosur sakaq të vazhdojë ndalimin e lëvizjes së qytetarëve edhe për dy javë të tjera duke nisur nga ora 22.00 deri në orën 05.00.Mbeten në fuqi edhe masat tjerë për restorantet deri në orën 21.00.

Top Channel