52-vjeçari me sindromën Down u përplas nga makina kur po shkonte të blinte bukë/ Vëllai: Qëndroi 24 ditë në koma, është paralizuar, nuk i japin kemp

22/03/2021 17:55

Një burrë me sindromën Down është aksidentuar në janar të vitit 2020, duke mbetur i paralizuar dhe familja apelon për ndihmë.

Sipas ekspertit rrugor, Gëzim Hoxha, vendimi i gjykatës e nxjerr Rifatin fajtor, pasi nuk është bërë ekspertiza në vendngjarje. “Akti i ekspertimit është bërë nga dy persona jashtë fushës. Prokuroria ka nxjerrë fajtor Rifatin. Ana tjetër e rrugës ka qenë tërësisht bosh,si shkoi dhe përplasi Rifatin. Ekspertimi nuk është bërë mirë. Rifati është 1.30 i gjatë, nuk mund të ecë aq shpejt sa t’i ketë dalë menjëherë para makinës. Mund të ketë qenë makina me shpejtësi, probleme teknike të mjetit, shoferi ka qenë i pavëmendshëm dhe shumë e shumë arsye të tjera, duhet bërë si duhet ekspertiza për ta kuptuar”.

Sipas vëllait, Rifati e bënte atë rrugë çdo ditë dhe e njihte shumë mirë. “Është një rrugë që e bënte çdo ditë, pavarësisht se është me sindromën Down, nuk  ishte në gjendje të rëndë, merrte bukën te dyqani i lagjes. Ka qenë rrugë e drejtë, jo në kthesë”.

Ai thotë, se edhe pse ka kaluar një vit, Rifati nuk ka marrë asnjë kemp. “Tani as nuk flet, as nuk ecën, e lëvizim me karrocë. Gruaja ka lënë punën që të kujdeset për të. Kërkojmë statusin e tetrapelgjikut, të marrë”.

Sipas Gëzim Hoxhës, 52-vjeçari “duhet të marrë dëmshpërblim sepse i takon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA