Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 8 persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.752.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 771 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive brenda 24 orëve për këtë vit, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 81.392 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.937 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 379.904 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 666 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.
Top Channel