Sallatat mund të konsiderohen shumë mirë si një ‘minierë ari’ për sa i përket ushqyesve që u nevojiten diabetikëve për të ulur sheqerin në gjak.

Në këtë artikull do të mësoni tre receta sallatash të shijshme dhe të lehta në përgatitje që u përshtaten më së miri nevojave të diabetikëve.

Sallata Me Spinaq Dhe Hudhër
Përbërësit e sallatës:
6 filxhanë çaji me gjethe të vogla spinaqi
2 thelpinj hudhër të grirë
1 lugë gjelle me uthull të bardhë molle
Çerek luge me piper të zi
Një majë luge çaji me kripë
Qepë e kuqe
Një lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.

Përgatitja e sallatës:
Hidhini të gjithë përbërësit përveç qepës dhe spinaqit në një tas sallate. Përziejini mirë me lugë druri dhe më pas shtoni qepën e grirë dhe gjethet e spinaqit. Përziejini sërish dhe servireni sallatën menjëherë më pas.

Sallata Me Rrepa Dhe Kastravecë
Përbërësit e sallatës:
200 gramë kastravecë
Vaj ulliri
90 gramë rrepa të kuq
10 gramë ullinj të zinj
Uthull dhe kripë

Përgatitja e sallatës:
Lajini rrepat e kuq me ujë të bollshëm dhe pritini. Lajini kastravecat, qërojini dhe më pas pritini në feta të holla rrethore. Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në një tas sallate dhe përziejini mirë. Servireni sallatën menjëherë.

Sallata Me Kastravecë
Përbërësit e sallatës:
1 kastravec
2 lugë gjelle me fara të pjekura susami
Çerek filxhani kafe me uthull
Një majë luge çaji me kripë

Përgatitja e sallatës:
Lajini dhe qërojini kastravecët. Prijini për së gjati dhe hiqini farat e tyre duke përdorur një lugë. Më pas fetat e kastravecave vendosini mbi letrën e kuzhinës për të hequr lagështinë e tepërt. Në një tas sallate përzieni kripën, uthullën e përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni kastravecët bashkë me farat e susamit. Përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA