Urdhri i priftërinjve në SHBA zoton $100mln dëmshpërblim për pasardhësit e skellevërve

19/03/2021 21:55

Një urdhër priftërinjsh katolikë është zotuar të japë 100 milionë dollarë dëmshpërblim për pasardhësit e njerëzve që janë zotëruar si skllevër gjatë dekadave të para të ish-Republikës së Amerikës.

Njoftimi i bërë nga Konferenca Jezuite e Kanadasë dhe e Shteteve të Bashkuara është një nga iniciativat më të mëdha të këtij lloji nga institucioni, dhe më e madhja nga vetë Kisha, raportonte e përditshmja New York Times.

Urdhri është zotuar për mbledhjen e shumës në tre deri në pesë vjet, teksa $15 milionë janë depozituar tashmë në korporatën përkatëse.

Më tej paratë e mbledhura nga jezuitët do të shkojnë në fondacionin e sapokrijuar  ‘Descendants Truth & Reconciliation Foundation’, i krijuar në partneritet me pasardhësit.

Reverend Timothy P. Kesicki, president i Konferencës Jesuite të Kanadasë dhe të SHBA, tha se ky është fillimi i “një procesi vërtet serioz të afrimit me të vërtetën dhe rikëshillimin”.

Kesicki e quajti historinë e përdorimit të skellevërve nga priftërinjtë jezuitë “të turpshme,” duke shtuar se “ajo është hequr tashmë nga raftet e pluhurosura, dhe nuk do të vendoset më aty.”

Për më shumë se një shekull jezuitët përdornin punën e skllevërve në punët e përditshme të Kishës apo shkollave, mes të cilave dhe Universitetin e njohur të Georgetown, i cili drejtohej nga dy priftërinj jezuitë deri në vitin 1838, ku me qëllim mbledhjen e fondeve për shkollën, janë shitur 272 skllevër burra, gra e fëmijë, për te punuar ne plantacionet e Louisianas.

Universiteti pranoi vitin e kaluar të mblidhte shumën $400,000 në favor të pasardhësve të njerëzve të skllavëruar, dhe ka kontribuar tashmë me $1 milionë dëmshpërblime.

Zhvillimi është pjesë e disa lëvizjeve të ngjashme nga Kisha vitet e fundit, për të zbutur lidhjet e tyre të mëparshme me skllavërinë.

Presidenti i fondacioni të dëmshpërblimit, Joseph M. Stewart — pararendësit e të cilit ishin mes 272 skellevërve të shitur në Georgetown — tha për mediat se shuma është vetëm një objektiv afatgjatë “i një rrugë që nuk është shkelur kurrë më parë nga pasardhësit e skllevërve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA