Horror në Meksikë/ Bandat sulmojnë karvanin e policisë duke vrarë 13 oficerë (fotot)

19/03/2021 21:07

Banditë të armatosur të karteleve të drogave kanë sulmuar dje në Meksikë një karvan automjetesh policie që patrullonte në zonë, duke vrarë tetë oficerë policie dhe pesë hetues të prokurorisë, në ate që përshkruhej si një “lumë” zjarri armësh.

Masakra e 13 zyrtarëve të ligjit në shtetin e Meksikës, jo larg kryeqytetit, është vrasja më e rëndë e zyrtarëve të rendit që prej tetorit 2019, kur vrasësit e karteleve të drogës zunë pritë dhe vranë 14 oficerë policie në shtetin fqinj Michoacan.

Prita e të enjtes ka nisur një zbarkim masiv forcash ushtarake në zonë që po kërkojnë për vrasësit në zonat rurale në jugperëndim të kryeqytetit Mexico City. Oficerët e vrarë në sulm punonin në policinë e rajonit.

Rodrigo Martínez Celis, kreu i sigurisë publike, tha se ushtarë, marinsa dhe Garda Kombëtare ka zbritur në zonë për kërkime nga toka e nga ajri.

“Karvani i automjeteve të sulmuara po kryente patrullim në rajon, pikërisht kundër grupeve kriminale që operojnë në zonë. Ky është një agresion ndaj shtetit të Meksikës”, tha Martínez Celis, duke shtuar: “Dhe ne do të reagojmë me forcë”.

Ende nuk ka sinjalizime se cila nga bandat apo kartelet ka kryer masakrën, teksa disa të tilla operojnë në Coatepec Harinas, ku ndodhi sulmi.

Qyteza është pranë rezortit të ujërave termale Ixtapan de la Sal, dhe vizitohet shpesh në fundjavë nga kryeqytetasit. Por është gjithashtu pranë qyteteve si Taxco, ku është raportuar për aktivitet të kartelit ‘Guerreros Unidos’, që duket se është bërë aleat me grupin famëkeq ‘Jalisco’ dhe atë ‘Arcelia’, që komandohen nga organizata kriminale ‘Familia Michoacán’.

Sulmi është një dështim direkt për presidentin meksikan Andrés Manuel López Obrador, i cili ka ndjekur strategjinë e mos-konfrontimit të drejtperdrejtë me kartelet e drogës, për të evituar dhunën e bandave.

FOTO GALERI
1/7
Banditë të armatosur të kerteleve të drogave kanë sulmuar dje në Meksikë një karvan automjetesh policie që patrullonte në zonë, duke vrarë tetë oficerë policie dhe tre hetues të prokurorisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA