Zgjedhje të parakohshme parlamentare më 20 qershor në Armeni

18/03/2021 16:14

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan njoftoi se më 20 qershor në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në një deklaratë në Facebook, Pashinyan vuri në dukje se sot ka zhvilluar një takim me liderin e Partisë opozitare “Armenia e begatë” Gagik Tsarukyan.

“Në bisedë është theksuar se zgjedhjet e parakohshme janë rruga më e mirë e daljes nga situata aktuale politike në vend”, tha Pashinyan. “Kur marrim parasysh konsultimet me presidentin Sargsyan, me Partinë ‘Hapi Im’ dhe partinë ‘Armenia e Ndriçuar’, më 20 qershor në Armeni do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare“, tha ai.

Shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Armenisë, Onik Gasparyan dhe komandantët e nivelit të lartë, më 25 shkurt i dhanë një memorandum kryeministrit Pashinyan duke nënshkruar një deklaratë e cila i bënte thirrje për dorëheqje. Menjëherë Pashinyan njoftoi shkarkimin e Shefit të Shtabit Gasparyan nga detyra.

Presidenti Sargsyen i cili mban një qëndrim pro-opozitës nuk e nënshkroi dekretin e kryeministrit Pashinyan lidhur me shkarkimin e Gasparyan.

Pashinyan, thirrjen e komandantëve të ushtrisë për dorëheqjen e tij e cilësoi si një “përpjekje për grusht shteti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA