Viktima, 6 javëshe shtatzënë/ U vra nga bashkëshorti i cili dyshohet se vrau edhe veten

18/03/2021 12:17

Demokrat Medinaj, vrasësi i gruas së tij është gjetur mëngjesin e së enjtes i vdekur në fushën e mbetjeve urbane në Fier.

Policia njoftoi se ai është gjetur rreth orës 10.20 në vendin e quajtur Vija e Ngjales, pa shenja dhune të dukshme dhe është dërguar për ekspertizë në morg për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Policia e identifikoi personin që ishte në kërkim prej pasdites së të mërkurës kur vrau duke qëlluar 31 herë më thikë në trup gruan e tij 28 vjeçare e cila ishte shtatzënë në javën e gjashtë. Çifti la jetimë dy fëmijë 6 dhe 4 vjeç. Familja e gruas së vrarë hapi dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit 28 vjeçaren. Ngjarja ka tronditur familjarët të cilët thonë se çifti nuk kishte pasur problem më parë.

Xhaxhai i viktimës: Nuk kanë pasur probleme familjari. Lajmin e kemi marrë nga familjarët dhe televizionet. Këto gjëra do shikohen më pas. Familja ka shkuar shumë mirë.

Askush në familje nuk flet për arsyet e kësaj ngjarje të rëndë që i morri jetën një nëne të re. Autori i vrasjes ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes, duke e çuar e viktimave të kësaj tragjedie në dy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA