Një aksident me një pajisje stërvitore personale Peloton ka shkaktuar vdekjen e një fëmije në SHBA, njoftuan sot zyrtarë të kompanisë prodhuese.
Për momentin ata nuk kanë publikuar detaje të situatës, moshës së fëmijës apo vendndodhjes së ngjarjes.
Themeluesi i Peloton, kompanisë prodhuese të pajisjes në fjalë John Foley, dha njoftimin në faqen e internetit:
“Unë po ju flas sot sepse kohët e fundit kam mësuar për një aksident tragjik që përfshinte një fëmijë dhe një pamisje Tread+, që në mënyrë të pamendueshme ka përfunduar në vdekje,” shkruante Foley.
“Ne kemi qenë në dijeni për disa incidente me Tread+ ku ishin lënduar fëmijë, dhe secili prej tyre ishte shumë i rëndë për ne të Peloton, zemrat tona shkojnë me familjarët e personave të përfshirë,” shtonte Foley duke nxitur përdoruesit të mbajnë larg fëmijët apo kafshët shtëpiake nga pajisjet e stërvitjes.
“Para se të nisni stërvitjen, sigurohuni që hapësira rreth pajisjes tuaj Peloton të jetë e pastër,” shktonte ai.
“Ndërsa kur mbaroni stërvitjen me Tread+, hiqni çelësin e sigurisë dhe vendoseni aty ku të mos arrihet nga fëmijët apo të tjerë që nuk janë të aftë të përdorin Tread+,”.
Pajisja e kushtueshme prej rreth 4000 dollarë — është e lidhur me një monitor që lejon vlerësimin e stërvitjes së bërë nga trajnerët, dhe është bërë mjaft e preferuar gjatë periudhës së pandemisë.
Top Channel