Tuneli, fituesi pranë shpalljes/ Gjoka në bashkëpunim me turqit ndërtues të tuneleve, dhanë ofertën më të ulët

18/03/2021 15:27

Ministria e Infrastrukturës është shumë afër shpalljes së kompanisë që do të ndërtojë tunelin e Llogorasë.

Në garë për këtë tunel janë futur disa kompani por koncorsiumi i krijuar nga kompania Gjoka Konstruksion dhe kompania turke Duygu kanë dhënë ofertën më të mirë financiare me një vlerë 10 milionë euro më pak se vendi i dytë.

Kompania Gjoka ndërkohë është në një projekt tjetër madhor, si rruga e Arbrit e cila ka disa tunele që janë në proces ndërtimi. Ndërkohë që kompania turke pjesë e këtij konsorciumi, shoqërua Duygu (Dujgu) ka një CV shumë të pasur me projekte madhore infrastrukturore, dhe prej vitit 1994 ka punon në projekte të rëndësishme për rrugët, autostradat, aeroportet, e specializuar në ndërtimin e tuneleve dhe superstrukturave.

Këto pamje janë të një prej rrugëve të ndërtuara prej saj në të cilën ndodhen 3 tunele nga gjysmë kilometri secili.

Kjo kompani vetëm në 6 vitet e fundit ka ndërtuar tunele me gjatësi 41 kilometra në rrugët kryesore të Turqisë dhe autostradat. Një prej tyre është përuruar nga presidenti Erdogan pak kohë më parë dhe është një nga rrugët më cilësore në Turqi.

Kompania Gjoka dhe turkja Duygu angazhohen të ndërtojnë më shpejt dhe më lirë tuneli e Llogarasë një vepër me gjatësi prej 6 kilometrash që do shkurtojë shumë kohën e udhëtimit.

Top Channel