Tasi i rrallë kinez i blerë të tregun e vjeturinave, shitet për $721 000 në ankand (fotot)

18/03/2021 18:53

Një tas kinez porcelani i blerë për 35 dollarë në një treg sendesh të përdorura në Connecticut te SHBA, është shitur dje në një ankand për shumën e pabesueshme prej $721,800.

Objekti ishte pritur të shitej për $300,000 deri në $500,000 në ankandet Sotheby’s, të cilët nuk dhanë identitetin e ofertës fituese.

Tasi kinez i epokës së dinastisë Ming rezultoi një, nga vetëm shtatë objekte të tilla në botë. Ai ka formën e një gonxheje lotusi dhe daton prej kohës e perandorit Yongle në shekullin e 15-të.

Koleksionisti kishte pikasur punimin e rrallë artistik me ornamente blu në formë lulesh dhe dizajnesh të tjera, në nje shitje objektesh të përdorura në qytezën e New Haven vitin e kaluar.

Pasi kishte kuptuar se kishte diçka më shumë sesa shikonte syri, ai kishte paguar $35 e kërkuara dhe kishte dërguar fotot te ekspertët për të marrë një vlerësim.

Angela McAteer e Hang Yin, ekspertët e qeramikës dhe artit kinez të shtëpisë së ankandeve, thanë se e kuptuan shpejt qe kupa e vogël kishte diçka shumë të veçantë.

“Stili i pikturimit, forma e tasit dhe madje tipi i ngjyrës blu të ornamenteve, ishin karakteristike të porcelaneve të shekullit të 15-të,” tha McAteer, duke shtuar se objekti ishte krijuar për oborrin mbretëror Yongle.

“Oborri i Yongle (1403 – 1424) solli një stil të ri pocelanesh në zonat dhomat e krahinave Jingdezhen e Jiangxi, një stil që njihej shumë shpejt, i cili hodhi bazat e artizanit deri në shekullin e 18-të,” thuhet në përshkrimin e objektit.

Shumica e gjashtë tasave të tjerë të këtij lloji janë në muzeume në Londër, Taipei, Taivan, Teheran, teksa ky ishte i pari në SHBA.

FOTO GALERI
1/3
Një tas kinez porcelani i blerë për 35 dollarë në një treg sendesh të përdorura është shitur dje në një ankand për $721,800.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA