Situata me Covid-19/ Apeli Administrativ kërkesë KLGJ: Gjeni ambiente për Kolegjin Zgjedhor
18/03/2021 10:48
TIRANË- Gjykata e Apelit Administrativ, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor që të gjejë ambiente për Kolegjin Zgjedhor që do shqyrtojë ankesat për zgjedhjet e vitit 2021.
Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të situatës me covid-19, ku kërkohet që të ruhet distanca mes individëve për të frenuar përhapjen e covid-19.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se aktualisht KLGJ po shqyrton kërkesën e Gjykatës së Apelit Administrativ dhe po mendohet që nga Apeli Administrativ i Tiranës, përkohësisht Kolegji Zgjedhor të zhvendose në sallën e “Amfiteatrit” tek poli i Drejtësisë.
Ky sugjerim konsiderohet më i përshtatshmi duke qenë se salla e amfiteatrit tek poli i Drejtësisë ka hapësirë të mjaftueshme.
Top Channel