Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e qeverisjes për ujin dhe furnizimin me energjinë elektrike pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama tha se pas mandatit të tretë, synon që humbja në sektorin e energjisë të zbresë deri në 10%. Në fjalën e tij, Rama sulmoi kundërshtarët politikë duke deklaruar se në kohën kur ai erdhi në qeveri në sektorin e energjisë 40% e rrjetit ishte mbi 40 vjeç me relike të vjetra.

“Kjo sfidë po fitohet. Por na duhet kohë akoma për të fituar të gjitha sfidat. Niveli i humbjeve në sektorin e ujit ishte katastrofik ndërsa në sektorin e energjisë shkonte deri në 25%. Sot kemi arritur në një nivel që është 21% që kanë të bëjnë me ato që quhen nivele teknike. Ne do ta çojmë në mandatin e tretë në atë 10% e humbjeve teknike.

E pamundshme në vitin 2013 kur nisi reforma jonë shtet-bërëse. Sot kemi të përfshirë të gjithë qytetarët në një proces transformimi që nuk mund të ndodhë në vijim pa qytetarët që u bënë bashkë. Kemi bërë investime në sektorin e energjisë që nuk janë bërë kurrë ndonjëherë. 80% të rrjetit të shpërndarjes e gjetëm në moshën mbi 40 vjeç. Kemi gjetur edhe relike që ishin akoma në punë. Sot me të drejtë shumëkush qahet pse kur fryn një erë e fortë ikën energjia apo kur bie borë ikën energjia.

Përtej faktit që kjo mund të ndodh edhe në mes të Amerikës ne duam të vazhdojmë investimet.  Të fuqizojmë aspektin teknologji smart në monitorim. Një fakt që ka rëndësi të thuhet. Kur ne morëm detyrën Shqipëria ishte ne vendin e 154 për kohën e lidhjes së energjisë elektrike. Sot jemi në vendin e 44. Deri në vitin 2016 ishim në ankthin e faturave afrofe. Jo duke bërë që secili ka atë që i takon. Sistemi rrezikonte në atë gropë borxhesh të hapura nga vjedhjet. Afrofeja u zhduk. Sot ata pretendojnë të kthehen me gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi.

Sot pagesa e energjisë elektrike bëhet në komoditetin më të madh, në sportele që nuk kanë asgjë të ndryshme nga sportelet në Francë, Gjermani apo në të gjithë Europën por edhe nga telefoni ku konsumatori kontrollon ecurinë e të gjithë ankesave. Numri i ankesave sot ka rënë në 0.3% të të gjithë numrit të faturimeve. Kjo është një arsye më shumë që kushdo që mendon se çfarë do të bëjë më 25 Prill, pa u hequr asnjë presje zhgënjimeve të ndajë mendjen: Ka kohë të kthehemi mbrapa? Apo është koha për të vazhduar pa pushim për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA