Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ku prezantoi kandidatët e PS për deputetë, u bë nostalgjik ndërsa kujtoi të atin, Kristaq Ramën.

Kur prezantoi Paulin Sterkajn, Rama kujtoi kohën kur ai ndeshej në mundje me Sait Fishtën, djali i të cilit, Kabir Fishta, kandidon po ashtu për deputet në Shkodër.

Duke qenë se Kabiri nuk e përmendi emrin e të atit, Sterkaj tha me shaka se ai kërkon të bëjë historinë e tij dhe të harrojë atë të të atit.

Rama tha se ai e di peshën që ka një djalë, kur ka një baba me emër:  Kur po fliste Paulini, po mendoja që është e vërtetë që koha kalon dhe imagjinoni tani që Paulini kur ishte në moshën e Kabir Fishtës, vinte këtu për t’u përplas me të atin e Kabirit në tapet, ishin dy kampionë të mëdhenj të mundjes në Shqipëri . Mua më kujtohet atëherë dhe mbaj mend që kur afrohej ndeshja e Paulin Sterkaj me Sait Fishtën, ishte ngjarja më kryesore që diskutohej dhe në një rast u bë një tension edhe një histori pritshmërie hamendjesh kush fiton, kush humbet. Si përfundim ndërhyri Komiteti i Partisë dhe ai që ishte atëherë në krye i tha përfaqësuesit kryesor të Federatës së Mudnjes ‘ore ka barazim në mundje’, ai tha ‘jo vetëm ka fitore dhe humbje’ dhe ai i tha që mirë të humbin të dy. Humbën të dy dmth. Pallati i sportit u kthye si në finalen e basketbollit. Unë nuk e di ku është Saiti, po çunin e kam në tavolinë. Na u rritën fëmijët Paolo.

Sterkaj: Kabiri po prezantohej dhe i thashë thuaj jam Kabir Sait Fishta se babai jot është nderi i Shkodrës. Por nuk e tha, nuk e kuptova, por më duket se do të vëri historinë e vet ai, do me harru historinë e sportit.

Rama: Ta shpjegoj unë ça ndjen një djalë me baba me emër të madh. Dhe ça peshe ndjen. Unë e kam kapërcyer këtë sfidë shpresoj që ta kapërcejë. Jo në mundje, po në atë fushën me internet ku ju jeni dobët.

Top Channel