Protestat në Mianmar, shkon në 217 numri i të vdekurve

18/03/2021 16:20

Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj protestave kundër grushtit të shtetit dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së ka shkuar në 217.

Sipas raportit të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 protestues.

Ndër të tjera në raport thuhet se 1.872 persona ende mbahen në paraburgim.

Përderisa protestat kundër grushtit të shtetit vazhdojnë në shumë qytete të vendit, popullata në Yangon, Mandalay, Magëay dhe Bago ka dalë nëpër rrugë për të dënuar grusht shtetin.

Në protestat e zhvilluara në Yangon, forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe plumba plastikë ndërsa protestuesit u janë kundërpërgjigjur me gurë forcave të sigurisë.

Protestuesit në Yangon në një postim në median sociale kanë njoftuar se në shumë qytete ndërpritet shpeshherë lidhja e internetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA