Një përplasje ka ndodhur sot në Elbasan mes kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit. Dy personat e përfshirë në konflikt kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Elbasanit.

Së fundmi, ka reaguar vetë Boçi. Sipas tij, agresioni ka prapavije politike. “Të majtët janë të frikësuar nga humbja. Guxojnë të godasin edhe përfaqësuesit politikë. Gjergj Luca e tregoi që është bandit”. Ai shton se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë ndaj Lucës.

Ndërsa, biznesmeni, Gjergj Luca kërkon zbardhjen e incidentit me Luciano Boçin. “Une jam i dhunuari. Boci është politikan rrugaç, më shau dhe provokoi”, është shprehur ai.

Top Channel