Ministrja Evis Kushi: “Mirënjohje Japonisë për mbështetjen në procesin e rindërtimit të shkollave gjatë viteve të fundit”
18/03/2021 10:55
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Takada Mitsuyuki.
Ministrja Kushi shprehet se “Në takimin e zhvilluar me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Takada Mitsuyuki, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e dhënë vitet e fundit në procesin e rindërtimit të shkollave në zonat rurale dhe urbane në vendin tonë”.
Ndër të tjera, gjatë takimit është nënvizuar marrëdhënia e mirë që ekziston mes dy vendeve dhe është dakorduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Top Channel