KE: Ashpërsim i kushteve të eksportit të vaksinave jashtë BE-së

18/03/2021 03:50

Komisioni Evropian kërcënoi sot se do të forcojë kushtet për eksportimin e vaksinave antiCOVID-19 jashtë BE-së, në mënyrë që të marrë, në emër të “reciprocitetit”, doza nga vendet që i prodhojnë ato, në veçanti nga Britania e Madhe.

“Ne duam reciprocitet dhe proporcionalitet në eksporte dhe jemi të gatshëm të përdorim të gjitha opsionet (…) për të siguruar që Evropa të marrë pjesën e saj të drejtë”, paralajmëroi presidentja e ekzekutivit evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi.

“Rrugët duhet të jenë të hapura në të dy drejtimet. Ne eksportojmë shumë vaksina në vendet që i prodhojnë ato vetë. Është një ftesë që ata të jenë të hapur. Nëse situata nuk ndryshon, ne do të duhet të mendojnë për eksportet në vendet prodhuese, në varësi të nivelit të tyre të hapjes”, tha ajo.

Von der Leyen vuri në dukje specifikisht Britaninë e Madhe, ku dy vende prodhojnë vaksinën AstraZeneca, e përdorur gjerësisht në fushatat e vaksinimit të vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA