Foto ilustruese

POLIÇAN, BERAT – Një person është vënë në prangat e policisë së Beratit për shkak se akuzohet se organizoi lojëra fati në një lokale.

I arrestuari është K.Z., 42  vjeç, banues në Mbrakull, Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij Bar-Kafe, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

—————–

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O.M., 26 vjeç, pasi në vendin e quajtuar “Ura e Goricës”, gjatë kontrollit fizik i’u gjetë dhe sekuestrua një sasi e vogël cannabis sativa.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA