Në një njoftim që do konsiderohet si mbështetje për efektivitetin e vaksinës së Oksfordit dhe Astra Zenencas, kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar pas njoftimit te Agjencisë Evropiane të Barnave për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, se ai do ta bëj nesër vaksinën anti covid dhe ajo do jetë Astra Zeneca.
Mbështetje më të madhe për vaksinën britaniko- suedeze të Oksfordit dhe Astra Zeneca e cila mori sërish dritën jeshile nga autoriteti rregullator evropian, pas atij të marrë nga autoriteti britanik më herët, duket se do ia japë kryeministri britanik Boris Johnson i cili ka njoftuar se do ta bëjë nesër vaskinën e anti-covid, pasi tani i ka ardhur radha në bazë të kriterit të moshës, dhe vaksina që ai do të bëjë do jetë pikërisht kontraversja deri ketë pasdite ajo e Oksfordit dh Astra Zenencas.
Kryeministri britanik tha se rregullatori britanik ka rishikuar sërish të dhënat e vaksinës dhe ka konfirmuar se përfitimet nga bërja e kësaj vaksine janë më të mëdha se sa rreziqet.
Pas rregullatorit britanik edhe agjencia evropiane e barnave e konsideroi këtë pasdite këtë vaksinë të sigurt dhe efektive.
Në Britani vetëm 5 raste nga 11 milionë doza të Oksfordit dhe AstraZenekas kanë njoftuar për mpiksje gjaku, e barabartë me 1 në 1 milion veta , ndërkohë që risku nga vdekja nga koronavirusi në personat nga 40 deri 49 vjeç është 1 në 1000 veta. Ndërkohë numri total i vaksinave të bëra deri më sot në Britani është 25.7 milionë doza. Boris Johnson tha se nuk do ketë ndryshime në “hartën e rrugës” së Britanisë për daljen nga pandemia e cila në fund të muajit fillon hapjen e madhe të shoqërisë drejt normalitetit.
Britania e Madhe sot njoftoi vetëm 95 vdekje në ditë ndërkohë pati rreth 6 mijë infektime, shifrat që janë regjistruar njësoj me ato në tetor të vitit të kaluar, para valës së tanishme të pandemisë e cila është në grahmat e fundit, të paktën këtu në Britani.
Top Channel