I jepet leja vaksinave kineze e ruse/ Debate në Parlament për përdorimin e AstraZeneca ndërsa disa vende e pezulluan

18/03/2021 15:10

Deputetët në Komisionin e Shëndetësisë i kanë dhënë “ok” autorizimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Shtetit për Rindërtimin të vijojnë përpjekjet për të siguruar vaksina në çdo vend që e prodhon.

Deputetët diskutuan në lidhje me pezullimin e AstraZenecës në shumë vende.

Më herët vaksina kineze dhe ajo ruse u refuzuan në vendin tonë, ndërkohë që tani po përpiqemi për t’i siguruar.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri më tani 40 mijë vaksina të Pfizer dhe 40 mijë AstraZeneca. Ndërkohë që në muajin prill priten 140 mijë të tjera nga AstraZeneca. Për 14 muaj synohet të vaksinohen 2.2 milionë qytetarë.

Top Channel