Tiranë- Një granatë është gjetur e pashpërthyer tek Liqeni i Thatë në kryeqytet. Mësohet se granata ka qenë e vjetër, ndërsa është gjetur mes baltës.

Forcat xheniere kanë ndërhyrë duke bërë një shpërthim të kontrolluar të granatës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë.

Top Channel