Fiskultura, mësim online/ Një orë mësimi me gjimnazistët e shkollës ‘Qemal Stafa’

18/03/2021 12:26

Mbyllja e gjimnazeve për shkak të pandemisë ka sjellë si rrjedhojë mungesën e nxënësve edhe në terrenet sportive.

Por mësuese Albana Bardhi në shkollën e mesme Qemal Stafa ka përshtatur virtualisht më së miri orën e edukimit fizik.

Pas mbarimit të orëve teorike për edukimin shëndetësor, nxënësit janë ambientuar me ushtrimet gjimnastikore.

Mësuesit nuk e kishin menduar ndonjëherë që do gjendeshin përballë kësaj sfide, por për mësuese Albanën gjithmonë ka një zgjidhje.

Top Channel