E rëndë/ Nënës së re nga Dibra e Madhe i hiqen tre organe në Strugë! Shkarkohet drejtori i spitalit

18/03/2021 14:28

STRUGË – Një ngjarje horror është raportuar në Spitalin e Strugës, ku një nëne të re nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut i janë hequr tre organe, pas lindjes.

Ngjarja ka ndodhur pak muaj më parë dhe ka tronditur mbarë vendin, ndërsa autoritetet kanë reaguar vetëm një ditë më parë, duke shkarkuar drejtorin e spitalit, Muhamed Asani.

Të gjitha procedurat e tjera janë duke u zhvilluar në lidhje me aktivitetet dhe institucionet e tjera që ishin të përfshira në këtë rast, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke informuar për rastin në spitalin e Strugës me lehonën nga Dibra.

Filipçe, përveç vendimit për ta shkarkuar Muhamed Asanin, theksoi se ka marrë edhe vendim për të formuar komision të ri për rastin e nënës nga Dibra, të cilës, siç tha ajo, pas lindjes, tre organe të shëndetshme i janë hequr.

“Dje mora vendim për të formuar një komision të ri. Kjo është një mundësi ligjore që ka Ministria e Shëndetësisë. Komisioni i parë u krijua gjithashtu me kërkesë të MSH-së, por atëherë përmes Dhomës Mjekësore, por duke i pasur parasysh disa ndërhyrjet dhe kërkesat që kishte së pari nga familja e nënës, pastaj nga disa institucione, të tilla si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mora vendim për të formuar komision tjetër, i cili do të drejtohet nga drejtorët e Klinikave të Urologjisë, KARIL, gjinekologji, drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të cilët do të duhet të bëjnë analizë të rastit”, tha Filipçe.

 

Top Channel