“Demokrat i kamufluar si socialist”/ Rama për Benet Becin: E pa që djalli s’është aq i zi sa duket nga kulla e PD, vetëm në kalanë e Bashkisë Shkodër s’çau dot

18/03/2021 17:31

Kryeministri Edi Rama duke prezantuar kandidatët për Shkodrën, veçoi edhe Benet Becin, kreu i KESH, si një demokrat siç tha ai i kamufluar si socialist.

I renditur i treti në listën e Shkodrës, kreu i qeverisë tha se prej kohësh Beci ka qenë një urë lidhëse për të punuar me bashkitë e djathta, por vetëm në Shkodër nuk çau dot.

Rama: E pa ai që djalli nuk është aq i zi sa duket nga kulla e PD, nuk i kam kërkuar të bëhet socialist, por të bëjmë parkun e energjisë diellore te rezervuari i vaut të dejës, të bëjmë rrugë, të hapim vijë lundruese mes Komanit dhe lart, takimet e mia me Benetin ishin 10 minuta menaxhimi i kaskadës, dhe 40 minuta ishin turizmi, Shkodra, dhe mendova që me gjithë eksperiencën e tij , një bashkëpunim i mirë, një demokrat jo tifoz që i vihet në dispozicion kauzës, pse jo mos të jetë në skuadrën tonë.

Beneti: Nëse ju kujtohet kryeministër kemi qenë në një takim në Bajram Curr, që të takonim kryetarin e bashkisë, dhe jemi ulur se si të bënim dicka atje, dhe planifikuam disa investime dhe duke dalë , ju thatë në do fitojmë, ai ja bënte jo ne, por ne lamë gjurmë të një pune që pati rezultate fantastike, kjo është ajo se si ne kemi mundësi të punojmë dhe zhvillojmë. Ajo që pashë më tej, është një dinamizëm,vullnet për t’i shkuar punëve deri në fund, ku kemi ndërtuar gjëra që i kanë parë të gjithë, investime të një niveli evropian.

Ajo që më bën të them se ky ekip është sa komplementar dhe divers, mund të bëjë shumë për të transformuar edhe më tej , se si të shtojmë investimet, të sjellim më shumë punësim, rritje ekonomike, duke u përpjekur të vijmë zonës kudo ku kemi mundësi,me një qytet të fuqishëm , sot trekëndëshi me investimet nuk është i rastësishëm, janë porte të hapura që kanë nevojë të kombinohen për një zhvillim që u jep përgjigje problemeve.
Pjesa ime është kjo.

Rama: Beneti ka qenë urë lidhëse mes meje dhe udhëheqësve të PD dhe ai vetëm nuk çau në Shkodër, zemra i thotë rri djathtas po mendja majtas, si historia e urës ku bëmë një ndërhyrje klandestine.

Një shoqatë këtu më kontaktoi, për bëmat e gjumit të Voltanës dhe i thashë Benetit si i bëhet, por ai nuk e hapi dot derën e kalasë së Bashkisë, por ne e bëmë urën gjithësesi, dhe Beneti beri të mundur që mos të sulmoheshim nga jeniçërët me molotov.

Shkodranët e paçin gjithmonë diellin mbi kokë, skuadra jonë këtu është e PS për Shkodrën, i kemi dhënë mundësi demokratit më të flaktë që i ka veshët në vend dhe sytë ne vend, të zgjedhin brenda një mundësie të larmishme zgjedhjesh, nuk jemi në 90, po flasim për njerëz që kanë lidhje të drejtëpërdrejta me Shkodrën.

Kanë mundësi të zgjedhin, kushdo nuk e do Edonën, ka Benetin një demokrat i kamufluar si socialist, janë dhe Lela, Kabiri, për ata që duan njerëz me eksperiencë kanë Ilirin, Paulinin, dhe Frroku, më shumë se kaq se di ca mund të bënim.

PS do qeverisë edhe për 4 vite tjera, duan s’duan ata që s’duan dhe s’do doja të ishim të penguar në punën tonë, prandaj sa më shumë që na besoni na vini në përgjegjësi tua kthejmë shumë fish, zgjidhni e merrni, se për të pasur në qeveri ,Mediun, Dukën , Idrizin, Dulen,është një katastrofë, se ca lidhje kanë këta pse demokratët e superflaktë, nuk duan me ja ditë për asgjë tjetër përveç tifozllikut partiak është një gjë që s’do e kuptoj kurrë, po përtej kësaj do gjejnë një arsye për ta vrarë tifozllikun. Kë do zgjedhësh të bësh punën. Se kur marrin elektriçistin, marangozin , nuk i zgjedhin se janë demokratë po kush u zgjidh hallin, kurse kur zgjedhin qeverinë, zgjedhin me tifozllikë,

Për sa më takon jemi këtu të bëjmë gjithçka që Shkodra të mos mbetet prapa askujt.

Top Channel